Pavarësisht se tema e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë duket si një çështje e mbyllur për shkak të qëndrimit të ndërkombëtarëve, për Baton Haxhiun ajo është një nga sfidat dhe ofertat kryesore që kryeministri i ri do ta ketë mbi tavolinë.
Haxhiu tha se dialogu me Serbinë do të jetë një nga pikat më të forta për qeverinë e Kosovës si dhe tregoi edhe cilat janë dy ofertat ndaj kësaj të fundit që janë asosacioni dhe këmbimi i territoreve ose neutraliteti duke i lënë gjërat siç janë.
“Unë mendoj që e para e punës vështirë të ketë diçka tjetër në tavolinë. Dy gjëra janë në tavolinë: asosacioni dhe këmbimi i territoreve, apo shkëmbimi i territoreve si të doni ta quani. Varianti i dytë është status qo dhe largimi nga të gjitha marrëveshjet që lidhim me Europën duke përfshirë dhe liberalizimin e vizave”, tha ai në emisionin Opinion.
Haxhiu shtoi se sipas tij, rol vendimtar në këtë dialog do të ketë SHBA.
“Amerikanë kanë ndikim 100 përqind, o e bëjmë o ikin! Dhe na lënë në mëshirë të askush, flas cilindo variant”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)