03:26 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dialogu Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë, Nikoliç e Thaçi takohen në Bruksel

09:37 | 23/01/2017
në Flash, Rajoni, Te Gjitha
0
Dialogu Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë, Nikoliç e Thaçi takohen në Bruksel

Kosova do të ketë përfaqësim të nivelit të lartë në takimin e paralajmëruar për ditën e martë në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, konfirmojnë zyrtarët e qeverisë së Kosovës.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e lirë se Kosova edhe më herët parimisht është shprehur për dialog me Serbinë, dhe ftesës së Brukselit për takimin e ditës së martë, i është përgjigjur pozitivisht.

“Mund ta konfirmojmë se do të shkojë kryeministri Mustafa bashkë me presidentin e Kosovës zotin Thaçi. Atje do të shkojnë së bashku dhe do të jetë çdo gjë e koordinuar ndërmjet tyre për një udhëtim të tillë dhe për çdo gjë që do të kërkojë Brukseli nga Kosova”, ka thënë Abdullahu.

Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë, gjithashtu kanë konfirmuar se në takimin e së martës në Bruksel, delegacioni i Serbisë do ta ketë gjithashtu nivelin e lartë të përfaqësimit.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po ashtu ka lënë të kuptohet se të martën në Bruksel do të bisedohet edhe lidhur me situatën e krijuar ditë më parë, me trenin i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicë të veriut, dhe i cili pas reagimeve nga autoritetet e Kosovës, u ndalua në Rashkë nga vet autoritetet serbe.

“Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë. Do të shkojë kryetari i Republikës, Tomisllav Nikoliç dhe do të shkoj unë si kryeministër i qeverisë sonë. Mendoj që shqiptarët do t’i sjellin përfaqësuesit më të lartë. Shpresoj që do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale, në mënyrë që më kurrë të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbe dhe që me këtë të tregohen muskujt dhe që me këtë se dikush po funksionon si shtet, ashtu siç e thonë dhe e paramendojnë ata”, ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu ka shtuar se për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet e mundshme.

“Të shmangen provokimet. Besoj që për këtë do të kemi sukses, sepse do të investojmë shumë mund dhe punë, në mënyrë që të sigurojmë ardhmëri ekonomike dhe të sigurt për qytetarët tanë, për njerëzit në Serbi”, ka thënë kryeministri serb Vuçiç.

Takimi i përfaqësuesve të lartë institucional të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, vjen pas tensioneve të shtuara ndërmjet dy vendeve, javëve të fundit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dialogur Kosove-SerbiNikolictakimithaci
Pas

Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Para

Anglia firmos marrëveshjen për kthimin e të burgosuve shqiptarë në vendin tonë, kjo pengohet nga sistemi ynë gjyqësor

Para
Anglia firmos marrëveshjen për kthimin e të burgosuve shqiptarë në vendin tonë, kjo pengohet nga sistemi ynë gjyqësor

Anglia firmos marrëveshjen për kthimin e të burgosuve shqiptarë në vendin tonë, kjo pengohet nga sistemi ynë gjyqësor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.