Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i është përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.
Ndër të tjera komentuesi i shkruan se “është gjynah që atyre banorëve t’u prishen banesat” pasi i kanë ndërtuar me shumë vështirësi.
Por Rama në përgjgjen e tij i thotë se aty nuk po protestojnë banorët që kanë halle por politikanë, profesionistë të administratës së Bashkisë Kamëz dhe bashkëfanatikë të mbledhur jo vetëm nga Tirana. Gjithashtu kryeministri ka sulmuar me një fjalor ta ashpër dhe gazetarin Ylli Rakipi pas flalëve të këtij të fundit, i cili deklaratat e kryeministrit i quajti diarre politike.
Rama thotë se gazetari ka përvetësuar 2.5 mln euro qera nga zyrat e OSHEE në pallatin në pronë të gazetarit, dhe më pas këto zyra janë shpërngulur.
“Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit . Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.
Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.
Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli,” tha Rama.
Dukë folur për objektet që pritët të preken nga projekti, Rama dha edhe shifra. Sipas tij janë 211 godinat që preken nga projekti, ku 77 janë me dokumente pronësie.
“Në atë zonë preken 211 godina nga të cilat 77 kanë dokumente pronësie, 134 janë të plagjshme. Nga ato 77 me dokumente pronësie, pranë ARRSH kanë aplikuar për të marrë lekët e shpronësimit ligjor 50 prej tyre, prej atyrë pa duokumente dhe që kanë aty vetëm shtëpi, ndërkohë pjesa më e madhe kanë vetëm biznes, Bashkia e Tiranës merr aplikimin për bonusin 3-vjeçar të qerasë. Pra përtej propagandës të mbështetur në analistë, potalistë, të korruptuar financiarisht apo mendërisht, osë edhe të dyja bashkë shumica e asaj zone të asaj lufte politike janë larguar konfliktit të stisur kazanit të madh dhe i janë futur rrgës ligjore”, deklaron Rama, ndër të tjera. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post