18:38 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Diaspora peticion Ramës: Samiti në funksion të qeverisë, të përfshihemi në procesin e vendimmarrjes

10:01 | 13/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Diaspora peticion Ramës: Samiti në funksion të qeverisë, të përfshihemi në procesin e vendimmarrjes

Pas Samitit të Dytë të diasportës të mbajtur në Tiranë, 25 anëtarë, përfaqsues të kësaj të fundit, të kryesuar nga Mark Kosmos i kanë dërguar një peticion kryeministrit Rama në të cilin ata kritikojnëm punën e bërë për këtë Samit.

Përfaqsuesit në peticionin dërguar Ramës, e konsiderojnë Samitin si të pavlefshëm dhe në funksion të qeverisë.

Sipas tyre  samiti 3 ditor, i zhvilluar nga datat 28 shkurt deri në 2 mars, ishte “një shfaqje pa shumë vlerë dhe mundësi e humbur për të vendosur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë”.

Ja peticioni i Diasporës Shqiptare drejtuar Kryeministrit:

Peticion i Diasporës Shqiptare drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama

12 Mars 2019

Ky peticion u hartua nga 25 anëtarë të diasporës mbarëshqiptare, por SHQIPTARЁT KUDO QЁ NDODHEN janë të mirëpritur ta nënshkruajnë atë. Nëse jeni udhëheqësi i një organizate shqiptare mund ta nënshkruani peticionin dy herë, një herë personalisht dhe një herë në emër të organizatës që përfaqësoni.

I nderuar zoti Kryeministër,

Si anëtarë të Komunitetit Global Shqiptar, po ju drejtohemi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet me diasporën.  Ky peticion synon të parashtrojë shqetësimet dhe rekomandimet tona lidhur me Samitin Shqiptar të Diasporës mbajtur nga data 28 shkurt deri më 2 mars 2019 në Tiranë, dhe me punën e qeverisë suaj në angazhimin e diasporës shqiptare.

Gjatë 6 viteve të fundit, shumë pjesëtarë të diasporës shpresuan se ju dhe qeveria juaj do të hapnit një kapitull të ri në fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën. Ju kishit një mundësi historike për të angazhuar komunitetet shqiptare që jetojnë nëpër botë. Fatkeqësisht, dështuat si çdo qeveri shqiptare para jush.

Qeveria juaj ka ndërmarrë disa hapa pozitivë si:

  1. Mbajtja e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare në nëntor 2016;

2. Krijimi i Ministrisë së Shtetit për Diasporën në shtator 2017; dhe

3. Zhvillimi i një kuadri ligjor dhe institucional për çështjet e diasporës në vitin 2018.

Megjithatë, gjatë këtij procesi, qeveria juaj nuk e ka angazhuar seriozisht diasporën. Pavarësisht se situata është përmirësuar disi, duke marrë parasysh që  tani  kemi një Ministri të Diasporës, qeveria juaj nuk ka treguar “kulturë bashkëpunimi”, ndryshe nga dëshira e treguar nga ana jonë.

Pavarësisht nga përpjekjet tona për më shumë bashkëpunim, as edhe një grup pune zyrtar i përbërë nga përfaqësues të diasporës nuk është angazhuar nga qeveria juaj në hartimin e Strategjisë Kombëtare Shqiptare të Diasporës dhe Planin e Veprimit të miratuar në vitin 2018. Kjo gjithashtu nuk ndodhi gjatë të dy samiteve.  Ndjehemi të zhgënjyer që qeveria juaj nuk është përpjekur më shumë për ta përfshirë diasporën.

Deklarata juaj në Samitin e Diasporës ku e cilësoni një pjesë të komunitetit tonë si “kazan” ishte ofenduese dhe e papranueshme.  A mendoni se Bashkësia Shqiptare Globale është e paaftë të kontribuojë me ide pozitivë?  A mendoni se diaspora duhet të jetë vetëm një audiencë dhe jo një pjesëmarrëse në vendimmarrje? Ndoshta ju nuk mendoni kështu, por veprimet apo mosveprimet tuaja flasin qartë.  Ne mendojmë se diaspora ka shumë për të ofruar në këtë aspekt.

Samiti i Diasporës u duk qartë se ishte më tepër në funksion të qeverisë së Shqipërisë sesa të diasporës. Ishte një shfaqje pa shumë vlerë dhe mundësi e humbur për të vendosur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë. Në vend që të investonit në marrëdhëniet me diasporën, ju shpenzuat pa karar në një aktivititet ku përfituesit kryesorë ishin ata që shitën shërbimet e tyre. Harxhimi i 600,000 dollarëve (67 milionë lekë) nga paratë e taksapaguesve për Samitin e Dytë të Diasporës ishte shokues, duke pasur parasysh faktin se buxheti vjetor për Agjencinë e Diasporës është më pak se gjysma e kësaj shume.

Për një vend të varfër si Shqipëria, shpenzimi i një shume të tillë në emër të  diasporës është i papranueshëm — veçanërisht në një kohë kur ka plot çështje të tjera më të rëndësishme. Për më tepër, Samiti i Dytë kishte përmbajtje akoma më të dobët se Samiti i Parë, me vetëm dy orë për sesionet e panelit, pa aktivitete të rrjeteve të bashkëpunimit apo takime me anëtarët e komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile, dhe pa deklaratë zyrtare përmbyllëse për planet e mëtejshme.

Komuniteti Global Shqiptar mirëpret ditën kur qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve të tjera ballkanike ta përfshijnë diasporën në procesin e vendimmarrjes. Ne duhet të punojmë së bashku si një ekip — kjo është e vetmja mënyrë për të arritur potencialin tonë.

Deri tani, qeveria juaj nuk ka treguar vullnetin e duhur për ta angazhuar seriozisht diasporën shqiptare. Megjithatë, mbetemi me shpresën që të jemi gabuar, dhe se ju do t’i adresoni pesë rekomandimet e parashtruara në këtë peticion gjatë muajve të ardhshëm.

Ne dëshirojmë të jemi një zë për ndryshime pozitivë dhe të punojmë me qeverinë tuaj dhe të tjerët si partnerë. Në të njëjtën kohë, ne nuk do të ruajmë heshtjen dhe të pranojmë politikat qeveritare për diasporën në Shqipëri, Kosovë apo vende te tjera pa patur një përfaqësim zyrtar dhe pa qenë pjesë e diskutimeve.

Ne e konsiderojmë këtë përpjekje si një përgjegjësi të përbashkët dhe jemi të përkushtuar  në ndërtimin e një partneriteti të fortë me qeverinë tuaj në të ardhmen. Diaspora shqiptare meriton më shumë në shekullin 21 dhe pret me padurim përgjigjen tuaj.

Faleminderit

Pas

A është Kuvendi legjitim për të votuar Reformën Zgjedhore? Flet ish-kreu i KQZ-së

Para

‘’Ftesë për synetllëkun e djalit tonë Karamelo”, kjo është protesta e veçantë kundër deputetëve që betohen sot (Fotot)

Para
‘’Ftesë për synetllëkun e djalit tonë Karamelo”, kjo është protesta e veçantë kundër deputetëve që betohen sot (Fotot)

‘’Ftesë për synetllëkun e djalit tonë Karamelo”, kjo është protesta e veçantë kundër deputetëve që betohen sot (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Serbia ndalon një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës

Serbia ndalon një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës

Tjetër rast i murtajës së bagëtive të imta, karantinohet ferma në Martanesh

“Vrasësi i Falcone-s del i lirë, emigrantët dërgohen në burg në Shqipëri”, shpërthejnë mediat italiane: Çfarë ligjesh janë këto? Në SHBA ai do të ishte ekzekutuar…

Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit akuzon autoritetet e emigracionit për protestat, Bass: Bastisjet ndaj emigrantëve ishin shkëndija e kaosit

Banorët e Jalës “përplasen” me policinë, kundërshtojnë ndërhyrjen e IKMT

Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.