19:38 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dibër/ Lejoi prerjen e pyjeve në ‘Liqenin e Bataçes’, nën hetim përgjegjësi i Sektorit Kontrollues dhe Inspektues të Bashkisë! Policia: Kishte dijeni, s’informoi

15:07 | 06/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dibër/ Lejoi prerjen e pyjeve në ‘Liqenin e Bataçes’, nën hetim përgjegjësi i Sektorit Kontrollues dhe Inspektues të Bashkisë! Policia: Kishte dijeni, s’informoi

Nuk informoi strukturat e Policisë për prerjen e paligjshme të pyjeve në fshatin Kacni të Dibrës, merret nën hetim Përgjegjësi i Sektorit të Strukturës Kontrolluese-Inspektuese në Bashki.

Komisariati njoftoi sot (6 Shtator) se referoi materialet në Prokurori për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarit vendor me inicialet G.S., 62 vjeç, banues në Njësinë Administrative Tomin.

Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit për inspektimet në Bashkinë Dibër, dyshohet se ka lënë qëllimisht aktivitetin e prerjes së pyjeve në zonë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka pasur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të prerjes së pyjeve që kryhej në vendin e quajtur “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, por nuk ka ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi dhe nuk ka informuar strukturat e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu theksohet se po vijojnë hetimet bashkë me Prokurorinë, për të zbuluar personat e tjerë që janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm dhe dëmtimin e mjedisit, identifikuar dhe kapur të dyshuarit.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi më13 Gusht, Policia e Dibrës referoi materialet në Prokurori për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, edhe për zyrtarin H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë, po për lejimin e prerjes së pyjeve në këtë zonë atraktive turistike.

Në momentin e procedimit, i dyshuari mbante detyrën e Inspektorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Kullotave në Bashkinë Dibër.

Pas

Sulm në një shtëpi në Izrael, dy të vrarë në Jabalia

Para

Rama jep lajmijn: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Para
Rama jep lajmijn: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Rama jep lajmijn: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Macron për shpenzimet e mbrojtjes: Evropa po përballet me kërcënimin më të madh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.