Ato kohët kur Edi Rama merrte ”superxhiro” me banorët e ngratë të Shqipërisë që rropaten nga mëngjesi deri në darkë me hallet e tyre, duket se kanë mbaruar.
Kryeministri-batutaxhi nuk po e mban dot flamurin e fitimtarit sepse dihet, gjithnjë del ndonjë qytetar që urtë e butë i tregon vendin.
Kështu ndodhi sot me një grua dibrane, e zgjuar, e cila e qesëndisi vetëm me një fjali, pa fyerje, pa sharje dhe as vënie në lojë në mënyrën si kryeministri i vë qytetarët. Ju kujtohet pyetja e tij e famshme: ”Si jeni me hashashin këtej nga fshati juaj?!”.
Dibrania pasi i shpjegoi se kishte ditë me radhë që nuk po gjente dot punë, u pyet nga kryeministri se çfarë pune donte.
”Puna ime është shumë e vështirë! Pastruese”, ia preu shkurt gruaja në kërkim të punës më të thjeshtë që një njeri mund të bëjë.
”Do e diskutojmë…”, devijoi shpejt e shpejt Rama duke u menduar të shtojë edhe një justifikim për ”tepsinë” që tani e ka në dorë vetë: ”Nuk mund të funksionojë hiq njërin vër tjetrin”.
Në fakt, Edi Rama, që kur krijoi qeverinë e re është duke zbatuar ”Fshesën” në administratë, për të lëvizur drejtorë e nëpunës që nuk janë socialistë. Së fundmi në krye të Postës Shqiptare ka vendosur kandidatin socialist që humbi në qarkun e Gjirokastrës Laert Duraj. (V.G/Faxweb)
Discussion about this post