07:22 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Keni shtuar kile gjatë karantinës? Zgjidhja më e mirë është ‘dieta’ 80 me 20

08:16 | 29/04/2020
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Keni shtuar kile gjatë karantinës? Zgjidhja më e mirë është ‘dieta’ 80 me 20

Janë të panumërta këshillat për të rënë nga pesha, ashtu siҫ janë të panumërta edhe këshillat e dietat nga specialistët për një ushqyerje më të mirë dhe me produkte të stinës në ҫdo sezon. Ajo për të cilën të gjithë nutricionistët bien dakord që funksionon janë ndryshimet e vogla në mënyrën e të ushqyerit. Ndryshimet e vogla, në pjesën më të madhe të rasteve, përbëjnë ndryshime të mëdha në shëndet.

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që sakrifikojnë pak për të arritur peshën ideale, në një periudhë të caktuar kohe do të kesh marrë rezultatet që dëshiron. Një nga rregullat që po praktikohet ҫdo ditë e më shumë është 80 me 20. Ҫfarë është ky rregull?

Tek japonezët funksionon mjaft mirë, sepse siҫ dihet, është një popull që nuk vuan nga mbipesha. Nëse amerikanët hanë derisa ta ndiejnë veten plotësisht të ngopur, japonezët hanë aq sa të jenë 80 për qind të ngopur. Sipas tyre, ky është sekreti i peshës ideale dhe sekreti për të qenë gjithmonë në formë (hara hachi bu). Pra, nëse do të biesh nga pesha, provo këtë metodë duke ngrënë 20% më pak se normalja. Ka dhe një interpretim tjetër:

Ndoshta mund ta kesh dëgjuar edhe Olivia Munn, e cila humbi 12 kg për rolin e saj në “X-Men”, vetëm duke ndjekur rregullin 80/20. Por ka edhe shumë artikuj të tjerë që flasin për këtë rregull. Ҫfarë është?

Është shumë e thjeshtë për të ndjekur një dietë të tillë, 80 për qind fokus në ushqime të pastra, ushqime të mira për shëndetin (veҫanërisht perime). Ndërsa pjesa tjetër (20%) është ajo që i referohet ushqimit që të pëlqen të hash. Dhe ndërsa ha mirë në të shumtën e kohës (80 për qind), atëherë grupi i ushqimeve që të pëlqejnë më shumë nuk ndikojnë në shtimin në peshë.

Olivia tha për “Women’s Health” se kur filloi xhirimet e filmit “X-Men”, u përpoq të bënte disa seanca private me trajner personal duke u përpjekur të hante ushqim të shëndetshëm. Qëllimi, tregon ajo, ishte të kishte trup në formë dhe të shëndetshëm… Filloi të punonte ҫdo ditë duke praktikuar rregullin 20-80, ku 80 për qind ishin fruta dhe perime, ndërsa 20 për qind, ҫdo gjë tjetër. Kështu, është një metodë mjaft e mirë, nëse të hahet buka apo mishi, por mos harro që më shumë duhen frutat dhe perimet.

Pas

Hapja e Amerikës, Dr. Fauci: Numër i vogël rastesh me COVID-19 nëse…

Para

4 orë rezistencë ndaj RENEA-s, dorëzohet më në fund 57 vjeçari në Skrapar, qëlloi ndaj fëmijëve

Para
Blindohet Kukësi dhe Gjirokastra, dhjetra forca policie kontrolle në terren. 17 makina të sekuestruara deri tani (FOTOT)

4 orë rezistencë ndaj RENEA-s, dorëzohet më në fund 57 vjeçari në Skrapar, qëlloi ndaj fëmijëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.