Prej më shumë se 7 orësh një pjesë e qyteti të Lezhës është pa drita.
Fax News raporton se qyteti vazhdon të mbetet në errësirë të plotë për shkak të një difekti të përgjithshëm në lagjen Besëlidhja tek ish nënstacionii vjetër.
I kontaktuar nga gazetari i Fax News me telefon Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Vinçens Tuku është shprehur se punonjësit e OSHEE-së janë prej disa orësh në terren, por ende nuk është evidentuar difekti. (M.Q/Faxweb)