Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka takuar së fundmi Trajan Dimovski dhe z. Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut.
Momentet nga takimi dhe diskutimi, Duka i ka ndarë në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka treguar se Maqedonia “ka planifikuar për bujqësinë 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Ndërkohë, në Shqipëri, fondi i subvencioneve i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është vetëm 5 milionë euro.”
Postimi i plotë
Një takim tejet miqësor me z. Trajan Dimovski dhe z. Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut. Kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë lindorë, sidomos kur njihesh me faktin se në buxhetin e vitit 2019, mbështetja e planifikuar për bujqësinë është rreth 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Ndërkohë, në Shqipëri, fondi i subvencioneve i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është vetëm 5 milionë euro. Një diferencë e frikshme, e cila është një tjetër pikë që ilustron më së miri pse Shqipërisë i vendosen kushte për çeljen e negociatave dhe Maqedonisë së Veriut jo. Zerimi i këtij hendeku të turpshëm është një sfidë që ne duhet të përmbushin edhe për dinjitetin e shoqërisë sonë. Fermerët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për lëmoshë!
(M.Q/Faxweb.al)