Një zjarr masiv ka përfshirë qytetin Santa Olgas në Kili, duke shkaktuar djegien e 1.000 shtëpive. Referuar raportimeve të mediave lokale, ndihma lokale ka mundur të vejë në kontroll zjarrin.
Mësohet se Rusia ka dërguar një aeroplan zjarrfikës, të aftë që të mbajë qindra ton ujë. Raportohet se 5 zjarrfikës kanë humbur jetën në përballje me flakët.
Zjarri thuhet se është ndihmuar nga temperaturat e larta dhe sasia e madhe e pyjeve, duke e bërë shumë të vështirë kontrollin e flakëve.
Akoma nuk ka të dhëna të sakta nëse ka viktima në banorë përveç 5 zjarrfikësve. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”954″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]