21:11 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Digjen 12 apartamente në Pogradec, njëri prej tyre në pronësi të ish-zyrtares së lartë

16:16 | 28/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Digjen 12 apartamente në Pogradec, njëri prej tyre në pronësi të ish-zyrtares së lartë

Kati i pestë i një pallati te vjetër në qytetin e Pogradecit është djegur, ndërsa mësohet se ky është një kat shtesë ndërtuar nga ish kryebashkiakja e këtij qyteti para vitit 2000.

Zjarri ka zbritur deri në katin e katërt duke dëmtuar rëndë banesat. Ndërsa banorët aty raportojnë se ka patur edhe shpërthime bombolash gazi që e bënin të pamundur ndërhyrjen. Mësohet se zjarrëfiksja ka mbërritur me vonesë dhe e ka patur të vështirë të hyjë në zonë pasi rrugët janë të nguhta për shkak të ndërtimeve. Sapo kanë nisur flakët, banorët e pallatit janë larguar menjëherë jashtë për të shpëtuar.

Janë 6 familje të cilat tashmë kanë mbetur në qiell të hapur pas shkrumbimit të pallatit nga flakët. Nga bashkia e Pogradecit thuhet se është ofruar strehimi ndaj tyre, por familjet nuk kanë pranuar pasi do të strehohen tek të afërmit e tyre. Pritet që shtabi i emergjencave të nis punën për vlerësimin e dëmeve

Mësohet se të paktën 12 apartamente janë prekur nga zjarri ndërsa ende nuk ka një raport paraprak të dëmeve që janë shkaktuar dhe sa prej tyre i kanë shpëtuar shkatërrimit të plotë.

Ndërkohë, menjëherë ka nisur edhe evakuimi i banorëve. Një prej familjeve qe iu dogj banesa në Pogradec është strehuar nga bashkia në një hotel.

Ndërsa 5 familjet e tjera të cilët kanë ngelur tashmë pa banesë janë strehuar tek familjarët e tyre. Ata nuk kanë pranuar ndihmën që ju është ofruar për tu strehuar edhe pse kanë qenë në dispozicion 4 garzoniere.

Flakët tashmë janë shuar plotësisht dhe në këtë operacion kanë marrë pjesë zjarrfikëset e Korçës, Pogradecit, Maliqit dhe Prrenjasit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: digjet pallatipallatiPogradec
Pas

“Nëse jo, thjeshtë faleminderit”/ Vuçiç hedh ‘topin’ në fushën e Kosovës, tregon rrugën e dialogut

Para

VIDEO/ Droni zëvendëson qentë, teknologjia mundëson ruajtjen e bagëtive përmes ajrit

Para
VIDEO/ Droni zëvendëson qentë, teknologjia mundëson ruajtjen e bagëtive përmes ajrit

VIDEO/ Droni zëvendëson qentë, teknologjia mundëson ruajtjen e bagëtive përmes ajrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.