5 mjete që kanë qenë të parkuara në zonën e Lungomares në Vlorë janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Faxweb.al mëson se një nga mjetet e djegura ka qenë në pronësi të një zyrtari të Bashkisë së Vlorës.
Gentian Sherifaj është shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga socialistët.
Sherifaj ka qenë dhe objektivi i kësaj ngjarje, ndërsa është djegur dhe makina e gruas së tij.
Kujtojmë se Sherifaj është në hetim nga ana e Prokurorisë bashkë me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së Vlorës. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës, pasi si anëtarë të komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies të koncesionit të parkingjeve në 22 rrugë të Vlorës, kanë shpallur fituese një kompani offshore me kontratë 15 vjeçare.
Përfaqësues i saj është Bashkim Shalla, mik i Kadri Veselit në Kosovë dhe disa politikanëve në Shqipëri. Kompania e tij është regjistruar në mënyrë të dyshimtë në shtetin e Delaëarë në SHBA.
Policia po punon për rrethanat dhe autorët e ngjarjes, që në Vlorë duhet thënë se djegia e makinave ka qenë shumë e shpeshtë.
Edhe ngjarja e sotme dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi mjetet janë djegur me benzinë.
(E.K/FAXWEB.AL)