Disa vatra zjarri kan rënë në masivin me pisha në fshatin Gjuricë të Ishmit në rrethin e Durrësit.
Deri tani janë aktive 3 vatra zjarri të cilat mendohet se jane të qëllimshme pasi janë në 3 pika të ndryshme.
Gjendja mund të përkeqësohet pasi era që po fryn favorizon përhapjen e zjarrit gjë që mund të rrezikojë dhe disa banesa që ndodhën në afërsi të vatrave të zjarrit.
Një zjarrfikëse e Durrësit ndodhet në vendngjarje dhe prej afro 2 orësh po mundohet të neutralizojë flakët. Deri tani janë djegur rreth 2 hektarë shkurre e pisha.
https://www.youtube.com/watch?v=BiGMFa1JngM&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)