23:04 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Djegia e dy makinave në Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes

09:35 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djegia e makinës së gjyqtarit, pamjet e kamerave të sigurisë nxjerrin zbuluar dy persona. I vënë flakën dhe …

Dy automjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të  Kishës Franceskane në Shkodër janë djegur gjatë natës, rreth orës 23:30 të së dielës.

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për djegien e dy makinave në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Një nga makinat tip “Mercedez-Benz” rezulton në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, ndërsa automjeti tjetër tip “Volksëagen” është në pronësi të shtetasit me iniciale A.T 50 vjeç.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit Andri Ymerit është djegur plotësisht.

Në pamjet e sigurisë, dallohet moment kur dy persona i vënë flakën automjetit dhe largohen. Dy personat janë identifikuar por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinave është e qëllimshme. Ndërkohë mësohet se gjyqtari Ymeri ka dhënë deklaratën e tij në prokurorinë e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2019, rreth orës  23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta  ka rënë zjarr  në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin   Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: andri ymeridigjen makinatShkoder
Pas

Merr fund pritja, sot ngrihet SPAK, kush janë 8 prokurorët që do miratohen (Emrat)

Para

Kreu marrëdhënie seksuale me anë të presionit me 31 vjeçaren, pranga autorit

Para
Vodhi 400 mijë euro në Greqi, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar (Emri)

Kreu marrëdhënie seksuale me anë të presionit me 31 vjeçaren, pranga autorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.