Makineritë e firmës që do të ndërtojë hidrocentralet në zonën e Kaçinarit janë djegur gjatë natës së kaluar.
Burime bëjnë me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinërive të cilët janë dërguar për në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjeksore.
Sipas informacioneve, të marra pranë spitalit të Rrëshenit dy persona kanë mbërritur në urgjencë me fraktura në trup, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(K.H/Faxweb.al)