Ditën e sotme flakët e një zjarri në Manati, bashkinë e Lezhës kanë marrë përpara rreth 6 mijë metra katrorë me vreshta dhe me peme frutore.
Zjarri ka ndodhur gjate drekës ndërsa nuk u angazhua asnjë forcë e armatosur e ushtrisë për neutralizimin e zjarrit.
Në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të bërë izolimin e vatrës së zjarrit u angazhuan 4 punonjës të zjarrfikëses, forca të pyjores, punonjës të bashkisë dhe një polic i rendit.
Zjarri ka rënë në rrethinat e disa shtëpive të vjetra, ku dhe janë përfshirë nga flakët kopshtet e tyre me pemë frutore, vreshta dhe toka djerre me ferra dhe barishte.
Bashkia Lezhë bëri me dije se ndërhyrja është bërë vetëm me krah, me mjete personale e pompa shpine, për shkak të terrenit malor pa rrugë për kalimin e automjeteve.
Shkaku i zjarrit, i pa njohur.
Aktualisht, zjarri është fikur plotësisht dhe nuk ka rrezik. Dëmi ende nuk është përllogaritur dhe pse paraprakisht flitet për një dëm të konsiderueshëm.