3 automjete që kanë qenë të parkuara janë djegur gjatë natës së sotme në qytetin e Durrësit. 2 prej makinave janë djegur plotësisht ndërsa njëra prej tyre në mënyrë të pjesshme.
Dy nga pistat në të cilat po heton policia janë: zjarrëvënie e qëllimshme dhe për shkak të ndonjë shkëndije elektrike. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë në pronësi këto automjete.
Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. (E.K/SHUPLAKA)