Një automjet është djegur në autostradën Tiranë-Durrës. “Shuplaka” mëson se automjeti është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por nuk raportohet për të lënduar, përveçse dëmë materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritu forcat zjarrëfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Automjeti siç shihet dhe në video është shkrumbuar tërësisht nga flakët.
automjeti i përket shtetases F.K. 52 vjeçe, banuese në Durrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25, në autostradën Durrës- Tiranë, në Maminas.
Nga veprimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.
(B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=92v2mgJ4Zwc&feature=youtu.be