Mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Tales në Lezhë ka rënë një zjarr. Agostin Lulaj është pronari i cili më parë ka qenë edhe drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike më bregun e Matit. Vetë ai në një prononcim për një portal online është shprehur se zjarri ka qenë I qëllimshëm dhe ngjarja ka prapavijë politike.
Dëmi sipas vetë Lulajt kap shifrën e 110 milionë lekëve të vjetra. Sakaq polica atje ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post