Është djegur gjatë natës një automjet në qytetin e Durrësit. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se mjeti i përket biznesmenit Spiro Paço.
Ai është bashkëshorti i drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, Natasha Paço.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, teksa mjeti ishte i parkuar pranë banesës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
(XH.A/SHUPLAKA)