Dy automjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër janë djegur gjatë natës, rreth orës 23:30 të së dielës.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qënë i qëllimshëm. Ndërkohë Faxweb.al mëson se mjeti i djegur plotesisht është në pronësi te gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri.
Ky i fundit ka qënë për disa vite edhe Kryetari i Gjykatës së Shkodrës. Kjo ngjarja rikthen edhe njehere në Shkodër situatën e krimit dhe kësaj radhë goditja është ndaj togave të zeza.
Blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe gjyqtarin Ymeri për të mësuar nëse ka pasur kërcime për çështje me të cilat ai mund te këtë pasur ne gjykim.
(K.H/Faxweb.al)