Digjet automjeti i një vajze në Durrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases M.Ç., 24 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr. 8, ndërsa shkaqet nuk janë zbardhur ende, nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt teknik. Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave.
Durrës
Më datë 21.11.2018, rreth orës 02:15, në lagjen Nr.8, Durrës është djegur mjeti tip Benz, në pronësi të shtetases M.Ç.24 vjeçe, i parkuar pranë banesës.
Pritet akti i ekspertimit në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vijon puna nga ana e grupit hetimor në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar në nenin 151 të Kodit Penal
Discussion about this post