Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një automjeti i është vënë flaka në lagjen “Qemal Stafa” të duke u djegur plotësisht.
Informacionet paraprake të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se mjeti ka qënë i parkuar para derës së shtëpisë sëë A.H, 61 vjeç, i cili është dhe pronari i mjetit.
Dyshohet se mjetit i është vënë flaka me lëndë djegëse nga persona të paidentifikuar. Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Rastet e djegieve të makinave janë bërë mjaft të shpeshta kohët e fundit në vendin tonë dhe një pjesë e mirë e tyre kanë mbetur të pazbardhura.
(E.K/SHUPLAKA)