Një automjet është përfshirë nga flakët. “Shuplaka” mëson se ngjarja ka ndodhur në Qafë-Muzinë, rrugës për në Gjirokastër.
Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth gjysmë ore qarkullimi i automjeteve.
Bëhet me dije se mjeti i përfshirë nga flakët është e tipit “Opel Corsa”, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i drejtuesit të mjetit, i cili ka zbritur menjëherë nga automjeti.
Gjithashtu, mësohet se policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar me vonesë në vendngjarje.
Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Nuk dihet nëse ka të lënduar.(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”324″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]