Një makinë është konstatuar të jetë përfshirë nga flakët në rrugën e Cerkovinës në Vlorë për të cilën dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit të sotëm ku mbetën të plagosur Roland dhe Nikollaq Cepaj, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se forcat e zjarrëfikëses sapo janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa flakët sapo janë konstatuar.
Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj raporton se makina është raportuar se po digjet në rrugë Vlor-Fier ndërsa priten detaje të reja nga mbërritja e autoriteteve të policisë.