07:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Digjet një shtëpi e ndërtuar nga Qeveria në veri të Kosovës, ministri Krasniqi fajëson Vuçiçin: Ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij!

11:30 | 17/09/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Digjet një shtëpi e ndërtuar nga Qeveria në veri të Kosovës, ministri Krasniqi fajëson Vuçiçin: Ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij!

Një shtëpi u dogj në orët e para të së martës në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Kosovës-zonë e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se zjarri është fikur dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Krasniqi tha se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Krasniqi akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për, siç tha, nxitje të mosdurimit etnik.

Sipas tij, Vuçiq “ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij” dhe “ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”.

Atje, prej vitesh, kanë funksionuar struktura paralele të Serbisë.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur disa prej tyre, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës.

Ky veprim është dënuar nga Beogradi zyrtar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka cilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Ajo kërkon nga Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës thotë se veprimet e saj kanë për qëllim shtrirjen e rendit dhe ligjit.

Etiketa: qeveria e Kosoves
Pas

Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen rreth 1400 bimë narkotike në Shkodër

Para

Nga Italia në Shqipëri/ Zbardhet skema e kolegjit WISDOM me shitjen e diplomave false

Para
Nga Italia në Shqipëri/ Zbardhet skema e kolegjit WISDOM me shitjen e diplomave false

Nga Italia në Shqipëri/ Zbardhet skema e kolegjit WISDOM me shitjen e diplomave false

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.