Është djegur gjatë natës makina e pedagogut si edhe pronarit të medias Gasper Kokaj. Djegia ka qenë e qëllimshme pasi në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Sakaq Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.
“Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Shkodrës.
Kujtojmë se pedagogu i njohur ka qenë kandidat për deputetet në zgjedhjet e përgjithashme të vitit 2013 në radhët e Partisë Republikane.