Një zjarr i fuqishëm ka përshirë një resort mjaft luksoz në Gjeorgji. Flakët e zjarrit u kanë marrë jetën 11 personave dhe plagosur 21 të tjerë,
Të gjitha viktimat ishin në hotelin dhe kazinonë 22-katëshe, vdiqën nga asfiksia prej tymit.
Resorti Leogrand, në breg të Detin e Zi, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që është përhapur në disa kate të ndërtesës, tha ministria e brendshme gjeorgjiane.
Shkaku i zjarrit, i cili zgjati orë të tëra, nuk është ende i qartë. Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli.
Mes të plagosurve janë tre turq dhe një izraelit. Identifikimi viktimave është ende në proces e sipër por një deklaratë e ministrisë së brendshme raportoi fillimisht se bëhet fjalë për një iranian dhe 10 gjeorgjianë.
(E.K/Faxweb)