Ditën e sotme po mbahet protesta e dytë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.
Avokati Zaçe Islami për Faxnews ka thënë se Rama nuk jep dorëheqjen, duke e krahasuar me diktator. Sipas tij është Rama i pari që duhet të dorëhiqet dhe pastaj ministrat e tij.
Zaçe Islami: Diktatorët nuk njohin doreheqje, njohin vetëm forcën e policit. Nuk pres të jap dorëheqjen. Së pari duhet të jap dorëheqjen kryeministri, pastaj ministrat. Biznesin e gomoneve në Vlorë e Dhermi e ka Çuci. Nëse është burrë të dalë e të përgënjeshtrojë me prova, ai është fajtori kryesor. Skanë punë me Gledis Nanon. Koka e gjarpërit është ministri vetë. Është Edi Rama krimineli numër një që e vret këtë popull, që nuk do të di se çfarë ndodh. Po sikur ta pësonte Zahua cfarë do bëje?