Disa qytetarë përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje që në orën 16:00 të grumbullohen përpara komisariatit të Kukësit.
Qytetarët kërkojnë lirimin e 23 personave të arrestuar, edhe pse sipas burimeve ata janë transferuar drejt Tiranës.
‘’Diktatorëve u merret fryma kur populli bashkohet! Çdo shqiptar duhet te solidarizohet me protestuesit e arrestuar. Ata nuk janë kriminelë por mbrojtës së pronës publike nga grabitja me kontratë! Bashkohu!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga shumë aktivistë, mes të cilëve ‘’armata e veriut’’ dhe ‘’nisma thurje”.
Gjatë paradites së sotme në Kukës ka pasur protesta përpara komisariatit nga ana e banorëve, dhe 12 deputetëve opozitarë.
(E.K/FAXWEB)