Njëri nga ish-anëtarët e grupit Babastars ka filluar të ecë kundra rrymës së Labelit.
Ai është parë të darkonte me rivalin më të madh të ish-grupit të tij, Noozyn.
Mesa duket nuk I është dashur shumë kohë të gjente mbështetje diku tjetër. Dhe këtë e ka gjetur pikërisht tek personi që më shumë se një vit më parë, Alberti i qëlloi me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.
Kujtojmë se Krasniqi dhe reperi Noizy, të cilët u përfshinë në sherrin masiv mes Baba Stars dhe OTR më shumë se një vit më parë në Prishtinë.
Por mesa duket ata i kanë vënë një gur përsipër të shkuarës dhe kanë shijuar një darkë së bashku, pasi në një foto të postuar nga pronari i një diskoteke, shihen të buzëqeshur në tavolinë pranë njëri-tjetrit.
Albert Krasniqi doli publikusht kundër themeluesit të grupit, Getoar Selimit, duke e akuzuar atë se e kishte shndërruar në monopol punën në Baba Stars.
Krasniqi njoftoi se do të largohej nga grupi por nuk dihet si e kanë pritur anëtarët e Baba Stars këtë lëvizje t ëish-menaxherit të tyre.
(F.M/Faxweb)