17:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dikur mbante fjalime elektrizuese, kush është kandidatja e radhës në LSI që pranon mandatin (Video+foto)

08:56 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dikur mbante fjalime elektrizuese, kush është kandidatja e radhës në LSI që pranon mandatin (Video+foto)

Kur pritet që gjatë ditës së sotme katër kandidatë në listat e LSI-së të marrin mandatin nga KQZ, pasi kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit, rrjedhjet në këtë forcë politike duket se nuk do të ndalin. Kështu mandatin e lënë nga Vangjel Tavo në Gjirokastër pritet që ta marrë Edjola Braha, pas negociatave të fshehta me Bledi Çuçin dhe Tërmet Peçin.

Derimë tani ajo mbante dhe postin e kryetares së LSI –së në Tepelenë, po duket se posti i deputetetes e ka joshur më së tepërmi. Ndërkohë në një video të mëposhtme Braha shfaqet mjaft entuziaste në kohën kur iu kërkonte qytetarëve votat për LSI-në.

E kontaktuar nga Fax News ajo nuk ka dashur që të japë një koment lidhur me vendimin që ka marrë.

Kush janë 4 LSI-stat që marrin sot mandatin në KQZ:

Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.

Aurora Mara prej disa vitesh ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës, detyrë të cilën e ka ushtruar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në listën e kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Tiranës ishin dy persona që plotësuan formularin e dekriminalizmit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. I pari ishte Ylli Shehi, i cili u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.

Por para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet.

Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Edmond Rrushaj ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së.

Enver Roshi, kandidati tjetër, i cili do të marrë detyrën e deputetit nga radhët e LSI-së, ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: ediola brahagjirokasterLSIpranon mandatinvangjel tavo
Pas

Ditë historike për shqiptarët, gazetarja: Bashkimi solli fitoren, sigurohet shumica dhe në Këshill

Para

Rrahën për vdekje Ilia Karelin, drejtësia greke merr vendimin për 12 gardianët (Video)

Para
Rrahën për vdekje Ilia Karelin, drejtësia greke merr vendimin për 12 gardianët (Video)

Rrahën për vdekje Ilia Karelin, drejtësia greke merr vendimin për 12 gardianët (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false / Arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Aksident në aksin Fier–Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni të lartë(PAMJET)

Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë

Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian, ofron që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet Teheran-SHBA

Izraeli pretendon të ketë vrarë koordinatorin ushtarak të Iranit me Hamasin

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.