Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi janë prej vitesh miq shumë të mirë dhe kanë realizuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm së bashku me këngën “T’kam bërë të qash”.
Mirëpo së fundmi u përfol se dyshja i kanë dhënë fund miqësisë pasi Eriku nuk shkoi në koncertin e Anxhelës.
E ftuar në “Vizioni i pasdites”, Anxhela i hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Eriku kanë bërë sherr duke u shprehur se ata janë miq.
“Me Erikun flasim, vazhdojmë të jemi kolegë dhe miq”, u shpreh Anxhela duke treguar se Eriku nuk mund të ishte në koncertin e saj për shkak të një problemi personal.