Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka emëruar drejtor të parkut arkeologjik ish kreun e degës së PD-së në Delvinë, Pandi Zhonga
Pas emërimit të drejtoreshës së e re në Parkun Kombëtar të Apollonisë, Ornela Durmishaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se ka firmosur për një tjetër drejtues të parkut Arkeolgjik, këtë herë në Butrint.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro i uron një sezon të mbarë turistik drjejtorit Pandi Zhonga, si drejtuesi i ri i këtij parku.
“Punë të mbarë dy drejtorëve të rinj të dy Parqeve kombëtare arkeologjike, Apolloni dhe Butrint!
Ornela Durmishaj drejtorja e re ne Parkun Kombëtar të Apollonise
dhe
Pandi Zhonga drejtori i ri në Parkun Kombëtar të Butrintit
nje sezon i ri dhe sfidues na pret.” shkruan Kumbaro.
Pandi Zhonga nuk është një emër i panjohur në politikën shqiptare. Ai rezulton se është kërcënuar me jetë bashkë me familjen e tij nga një drejtor i LSI në Delvinë, familjar i një kandidati për deputet gjatë përiudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet locale.
(M.Q/Faxweb)