11:24 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dikush gënjen! Pse nuk thuhet e vërteta për Vettingun? (FAKTET QË FSHIHEN)

18:17 | 07/12/2016
në Kryesore, Politikë
0
Dikush gënjen! Pse nuk thuhet e vërteta për Vettingun? (FAKTET QË FSHIHEN)

Dy zhvillime të rëndësishme janë shënuar ditët e fundit në Shqipëri për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe posaçërisht Ligjit të Vettingut.

Së pari, largimi i shefit të EURALIUS-it, misionit të financuar me afërsisht 4 milionë euro nga Komisioni Europian, Rainer Deville.

Së dyti, zbardhja e skandalit të gabimit në përkthimin për Ligjin e Vettingut.

Dy fakte të rëndësishme që u shoqëruan me deklarata e kundërdeklarata, mes të cilave ranë në sy dy:

1-Deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili e quajti sajesë çështjen e përkthimit duke u shprehur:

”Shohim prova që këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.”

2-Deklarata e Bashkimit Europian nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijancic që neglizhonte tërësisht një reagim mbi çështjen e përkthimit dhe rolin e EURALIUS-it. Kocijancic u shpreh dje:

”BE dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendonin se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias.

Shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese reformën tërësore të drejtësisë që përfshin procesin e rivlerësimit (Vettingun). Veprimet apo deklaratat, të cilat në mënyrë artificiale synojnë të krijojnë konfuzion, duket se kanë të vetmin  qëllim që të mundohen të vonojnë zbatimin e reformës së drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

DY PYETJE PËR FAKTET

Dy fakte dhe dy deklarata që nëse gërmon poshtë tyre, mund të nxjerrësh një ”minierë” të vërtetë informacioni dhe dyshimesh nëpërmjet përgjigjes për dy pyetje:

E para: Kush i ka bërë konkretisht gabimet në përkthim?

E dyta: Çfarë fshihet pas këtyre gabimeve?

Transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias. Kështu që paragrafi i parë i deklaratës së BE-së është krejtësisht i rregullt. Në thelb nuk është faji i EURALIUS-it pse Gjykata Kushtetuese e mori prej tij përkthimin që rezultoi me gabime. Por në paragrafin e dytë, Bashkimi Europian që financon misionin EURALIUS duhet të kishte mbajtur një pozicion të qartë duke dënuar punën e keqe të tij. Dhe në rast se EURALIUS-i u rezultonte i paaftë për të kryer misionin e caktuar duhet të merrnin masa. Pse ndodhet EURALIUS në Shqipëri? A është ai asistenca teknike e BE-së në Reformën në Drejtësi?

Dikush gënjen ose dikush që di hesht!

-Fakt është që përkthimi i Kushtetutës është i keq dhe nuk ka autor.

-Fakt është që përkthimi është i EURALIUS-it. Fakt është që Gjykata Kushtetuese e ka marrë nga EURALIUS-i.

-Fakt është që Fatmir Xhafaj ka pohuar me gojën e tij se Ligji i Vettingut është i vetmi që e kanë bërë partnerët sepse Shqipëria nuk kishte eksperiencë në këtë ligj delikat.

-Fakt është që ligji i përkthyer nga EURALIUS-i ndodhej në Venecia 9 ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendoste për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias.

-Fakt është që EURALIUS-i ka zhdukur nga faqja e tij përkthimet e ligjit dhe të Kushtetutës.

-Fakt është që asnjë institucion nuk merr përsipër përgjegjësinë se kush e ka dërguar në Venecia kushtetutën e përkthyer keq në nenet që lidhen me Vettingun.

-Fakt është që EURALIUS-i nuk ka mohuar se është ai që ia ka çuar përkthimin e gabuar Gjykatës Kushtetuese.

Të gjitha këto fakte nuk mund të jenë rastësi.

Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan nuk përmendin asnjë prej tyre dhe nuk komentojnë mbi to por nga ana tjetër asnjë përgënjeshtrim të këtyre fakteve nuk ka. Gabimet janë dhe demokratët thonë se janë të qëllimshme. Atëherë kush ka interes të mos zbardhet e vërteta?!/SHUPLAKA

Etiketa: donald lumaja kocijancicranier devillereforma ne drejtesi
Pas

Aksidenti ajror në Pakistan, nxirren 36 trupa të pajetë

Para

Terrorizmi dhe siguria në rajon, Shefi i CIA-s vizitë sekrete në Tiranë (FOTO)

Para
Terrorizmi dhe siguria në rajon, Shefi i CIA-s vizitë sekrete në Tiranë (FOTO)

Terrorizmi dhe siguria në rajon, Shefi i CIA-s vizitë sekrete në Tiranë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.