“Dikush hodhi një njeri nga makina dhe ja mbathi. Ndihmë, nuk di çfarë të bëj’.
Kjo ka qenë telefonata e një shoferi që ka vënë në alarm policinë dhe autoambulancën në Torino, pasi një person ende i paidentifikuar ka masakruar deri në vdekje një vajzë të re shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës, por është bërë publike sot.
20-vjeçarja shqiptare, Angela Meçani, vdiq të dielën në mbrëmje, më 10 qershor 2018, në spitalin Santa Croce në Moncalieri.
Ajo kishte mundur të mbijetonte vetëm 24 orë, pas dhunës që ishte ushtruar ndaj saj.
Mediat italiane shkruajnë me tej se nga mënyra se si është hedhur duket qartë që personat në fjalë kanë pasur qëllim ta vrisnin, pa dyshuar se dikush mund t’i kishte parë.
Hetuesit ndër të tjera po mundohen të rindërtojnë të gjithë ngjarjen, se në çfarë vendi mund të këtë hipur në makinë.
Ata shpresojnë që duke identifikuar makinën të marrin edhe pamjet e para të kamerave të sigurisë, brenda së cilës ndodhej edhe agresori që mendohet se i mori jetën 20 vjeçares.