Yllin e Real Madritit nuk e lënë të qetë gazetarët as natën e ndërrimit të viteve, të cilët kërkojnë si gjithmonë të zbulojnë ca gjëra më shumë.
Dhe Christiano Ronaldo ua plotësoi dëshirën. Në një intervistë për stacionin egjiptian ON TV, futbollisti tha se 2016-ta ka qenë viti më i jashtëzakonshëm i jetës së tij, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
Këtë vit ai ka patur goxha fitime, por për Ronaldon paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme.
Ndër të tjera fituesi i Topit të Artë për të katërtën herë, tha se jo të gjithë e mendojnë atë si futbollistin më të mirë, madje këtë ia thonë shpesh edhe të birit.
“Dikush tjetër është lojtar më i mirë se babai yt, por ai është mësuar tashmë me këtë, dhe i shpërfill të gjitha, ashtu siç bëj unë. Edhe pse dua që im bir të bëhet futbollist nuk do t’i ushtroj presion për asgjë. Dua të bëhet çfarë të dojë. Për momentin më e rëndësishme është shkolla”, shprehet Ronaldo.
Pavarësisht gojëve të liga, Ronaldo tregon se objektivi i tij është që të vazhdojë të punojë me këtë ritëm, pasi viti që la pas ishte një vit plot trofe për të. (D.D/Shuplaka)