11:29 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dikush ta zgjojë kryeministrin! 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, Rama: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur!

08:10 | 27/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dikush ta zgjojë kryeministrin! 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, Rama: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur!

Teksa i madh dhe i vogël është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate në Velipojë, ku u vranë 4 persona, dhe u plagosën 2 të tjerë, kryeministri vijon me postimet e tij në Facebook, e puna e donte që sot radhën ta kishte pikërisht plazhi ku ndodhi masakra.

Rama përmes një foto në rrjetet sociale, shkruan: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur!

Të menjëhershme kanë qenë komentet e ndjekësve të Ramës, të cilët i kanë përmendur 4 të vrarët e pasmesnatës, ndërkohë që stafi i kryeministrit e mban ende foton në postim.

Pas masakrës me 4 të vrarë, dhjetra pushues, të tronditur nga ngjarja, kanë vendosur që të largohen dhe të lënë në mes pushimet e tyre, si pasojë e tronditjes që kanë përjetuar.

Bilanc lufte, është ajo që ka sjellë përplasja me armë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, pas sherrit për shezllonet dhe hapësirën e lokaleve.

Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, që dyshohet edhe se e kanë kryer aktin makabër.

Përplasja ka nisur fillimisht me fjalë mes viktimave, dhe më pas ka degjeneruar në përplasje armësh.

Kujtim Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia” në Velipojë, dhe është konfiktuar me pronarët e lokalit “Gocaj”, ku kanë mbetur të vrarë nga 2 persona të secilës palë, ndërkohë që makthi i krismës së armëve duket se do të shoqërojnë për një kohë të gjatë të gjithë pushuesit që kanë qenë në Velipojë.

Kujtim Ferracaku, është babai i Arjan Ferracakut, i cili është vrarë po ashtu në një atentat në Shkodër, ndërsa Hasan Ferracaku që ka mbetur i plagosur është vëllai i tij.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Aksidenti tragjik në autostradë/ I prishet makina, e përplas për vdekje furgoni

Para

Transformuar totalisht! Të gjithë po mendojnë se Madonna e ka tepruar me ndërhyrjet plastike

Para
Transformuar totalisht! Të gjithë po mendojnë se Madonna e ka tepruar me ndërhyrjet plastike

Transformuar totalisht! Të gjithë po mendojnë se Madonna e ka tepruar me ndërhyrjet plastike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij

Momenti kur një burrë me skizofreni rrëmben një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim

E rëndë/ Ishin me pushime në Puerto Riko, gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur italian kafshohet nga një peshkaqen! Si paraqitet gjendja e saj

I jep me qira makinën 41-vjeçarit, por nuk ia kthen më. Shpallet në kërkim burri, punohet për…

Shkodër/Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër)

Avioni luftarak F-35 i Marinës Amerikane rrëzohet pranë Bazës Ajrore Lemoore, piloti i mbijeton për mrekulli përplasjes!

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane: Përcaktimi i listës për vendet e sigurta duhet të vlerësohet nga gjykata

Bonusi i bebes, Rama: 237 mijë fëmijë kanë përfituar që nga janari 2019

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.