Një debat mbi ngjyrën e topave të tenisit ka shpërthyer së fundmi fuqishëm në rrjet.
Madje edhe Roger Federer ka shprehur mendimin e tij.
Pyetja mund të duket e thjeshtë, por ka ndarje të ndjeshme mes njerëzve.
Një debat ky që na kujton atë veshjen e famshme, se çfarë ngjyra ka ky fustan?
Në rrjete sociale tashmë ka lindur pyetja: Topi i tenisit ka ngjyrë jeshile ose të verdhë?
Gjatë nënshkrimit të autografeve, një njeri pyeti: “Hej Roger, a janë topat e tenisit të gjelbërt apo të verdhë?”
Tetë herë fituesi i Wimbledonit u përgjigj: “Ata janë të verdhë, apo jo?”.
Megjithatë, mendimi i tij bëri shumë pak për të shuar debatin.
Një person ka shkruar në Twitter: “Topat e tenisit janë të gjelbër. Roger Federer e ka gabim”.
Një tjetër ka shkruar: “Gjithmonë kam menduar se topat e tenisit ishin të gjelbërta, por nëse Roger Federer thotë se ata janë të verdhë, kush duhet ta kundërshtojë?”.
Dhe një i tretë sugjeroi që “nëse bari në Wimbledon është i gjelbër, topat nuk mund të jenë të gjelbër”.
Përgjigjja në debat mund të shtrihet në faktin se si njerëzit e ndryshëm perceptojnë ngjyra të ndryshme.
Vitin e kaluar Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Pascal Wallisch, zbuloi se për shkak se fotografia e veshjes në vitin 2015 bëri namin në internet, truri i njerëzve bëri supozime të ndryshme për atë ngjyrë që ishte – e cila varej nëse ata ishin një “buf nate” ose një “zog mëngjesi”.
Po ju si mendoni? Topi i tenisit është i verdhë apo i gjelbër?
Na shkruani në komente dhe shpërndajeni këtë artikull duke pyetur miqtë se çfarë ngjyrë mendojnë se ka topi i tenisit.
(F.G/Faxweb.al)