Temperaturat e ulta të ditëve të fundit kanë shfaqur shumë probleme edhe tek banorët në kryeqytet. Aktori i humorit Romir Zalla i njohur ndryshe si “Llambi i Portokallisë” ka publikuar një foto në Instagram në të cilën tregon sesi kanë ngrirë tubat gjatë ditës së sotme në banesën e tij. Madje sipër kokës së tij varen edhe copa të mëdha akulli që nëse bien mund të shkaktojnë edhe incidente të ndryshme.
Por Romiri ka dashur të mos e dramatizojë situatën duke shkruar krahas fotos që ka publikuar në Facebook: “Tani e pashë… çfarë dmth kur çahen tubat? Tani këto si quhen… stalaktide apo stalagmide?”, përfundon postimi i tij. (J.V/Shuplaka)