15:29 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dimri i acartë, shpërndahen ndihma me helikopter në veri dhe verilindje, situata e rrugëve

10:47 | 18/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dimri i acartë, shpërndahen ndihma me helikopter në veri dhe verilindje, situata e rrugëve

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës shpërndarja e ndihmave me helikopter do të vijojë në disa zona në veri dhe verilindje të vendit. Operacioni do të kryhet me mjetet e Forcave të Armatosura, megjithatë Emergjencat Civile thonë se gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike në këto zona. Akset kombëtare janë të qarkullueshme në të gjithë vendim dhe vetëm në ndonjë segment është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Situata në qarqe paraqitet:

QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore  – Theth, po  punohet për hapjen e tij.
Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit të gjitha akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë.
Aksi rrugor Ura e Zapodit-Ura e Shtrezës qarkullohet me zinxhirë. 
Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra dhe Njësi Administrative Arrën, Zapod, si dhe fshatrat Turaj, Shtrezë, Nimçe, Curraj i Epërm, Salcë, Palcë Treshnjevë, Papaj, Gegaj, Lëkurtaj e Selimaj.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura, më përjashtim të aksit rruga nacionale – Lurë e cila vazhdon të jetë e bllokuar. 
Gjithashtu të bllokuara janë dhe rrugët lidhëse të fshatrave Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të Njësive Administrative Selishtë.
Akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë Kuben-Vasie, Ura e Qytezës-Zerqan dhe Ura e Çerenecit-Steblevë.

QARKU LEZHË
Në qarkun e Lezhës të bllokuara janë vetëm disa fshatra në Njësitë Administrative Orosh, Fan dhe në Nënshejt – Lajthizë të bashkisë Mirditë.

QARKU GJIROKASTËR

Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. 
Të bllokuara janë Njësitë Administrative: Kurvelesh; Zagori, Buz dhe fshatrat Selckë, Selckë e Vogël dhe Shalë.

QARKU KORÇË

Në qarkun e Korçës të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme. 
Vetëm akset rrugore Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë  – Dardhë, Korçë – Ersekë, Ersekë – Leskovik janë të qarkullueshëm me zinxhirë. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme. 
(J.V/Shuplaka)

Etiketa: emergjencat civilesituata ne rruge
Pas

Leskaj merr pjesë në Ditën e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit: Investimet izraelite janë të mirëpritura

Para

Basha i përcjell urimet presidentit të ri të Parlamentit Europian: Një mik i jashtëzakonshëm

Para
Basha i përcjell urimet presidentit të ri të Parlamentit Europian: Një mik i jashtëzakonshëm

Basha i përcjell urimet presidentit të ri të Parlamentit Europian: Një mik i jashtëzakonshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.