Moti ka bërë kthesën e papritur mëngjesin e kësaj të marte. Edhe pse jemi zyrtarish në stinën e pranverës, zonat malore janë mbuluar nga dëbora.
Bëhet me dije se në Steblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, disa fshatra të Librazhdit gjithashtu janë zbardhur nga dëbora, ndërsa prani të reshjeve ka edhe në Qafë Thanë.
Reshjet e dëborës nuk kanë qënë intensive dhe për rrjedhojë nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullim, apo energji elektrike. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.