Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës, për tu strhuar nëpër hotele të gjitha familjet mbetura pa shtëpi për shkak të tërmeteve.
Rama shkruan në Facebook se ata do të të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale?
#ShqipëriSolidare???”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë situata në Durrës ndodhet në një kaos të vërtet pasi ende ka njerëz nën rrënoja, por nga ana tjetër po shfaqet një mosrakordim të punëve nga ana e autoriteteve shtetërore për të ndërtuar bazaat e strehimit, ushqimit dhe ndihmëspër banorët e prekur.
Gjithashtu nuk ka të dhëna të freskuara dhe të herëpashershme sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet vendi e kryesisht Durrësi dhe Thumana, një numër të saktë të personave që fatkeqësisht kanë humbur jetën apo për më tepër një rezyme të qartë të njërëzve të plagosur, gjendjes së tyre, apo edhe të banesave të shkatërruara.
Nëpër zonat e prekura shikohen njerëz gjithandej sa vullnetarë aq edhe trupa të shërbimeve shtetërore që ‘secili’ në hesap të vet’ bën çfarë mundet, por fatkeqësisht nuk ka një organizim të përbashkët ç’ka do të lehtësonte disi situatën dhe gjithashtu do të kishte më shumë mundësi për të ofruar ndihmë ndaj edhe më shumë njerëzve në nevojë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)