12:51 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DINAMIKA/ Ekzekutimi me plumb në kokë i Eduart Reçit! Si efektivi dhe vëllai i tij, eliminuan biznesmenin për pronën ku viktima donte të ndërtonte një pallat! Polici njihej si qitës shumë i mirë

07:46 | 25/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DINAMIKA/ Ekzekutimi me plumb në kokë i Eduart Reçit! Si efektivi dhe vëllai i tij, eliminuan biznesmenin për pronën ku viktima donte të ndërtonte një pallat! Polici njihej si qitës shumë i mirë

Një oficer policie i komisariatit nr. 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuar vetë.

Policia bëri me dije dje, 11 ditë nga krimi i rëndë, se zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer policie, dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Burime nga grupi hetimor theksojnë se ka qenë pikërisht efektivi, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi 52-vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e Shërbimit Infomativ Shtetëror.

Sipas policisë vëllai i autorit, Florjan Dukaj, 45 vjeç, ka ndihmuar në ekzekutim, që shkak dyshohet të jenë konfliktet për motive pronësie. Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të mbledhura për efekt hetimi.

HETIMET SIPAS POLICISË

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, informoi më 24 nëntor policia e Tiranës.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim. Në magazinën e lokalit iu gjetën, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike tëngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, informoi dje policia. Policia thotë se Shkëlqim Dukaj njihej si qitës profesionist.

NGJARJA

Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të mirorganizuar pranë pallatit ku jetonte. Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar nga distanca. Biznesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë funksionar i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te spitali i ‘Traumës’, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit rreth orës 23:30, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur viktima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët. Biznesmeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

Pas

Termometri prek -4 gradë Celsius në Jug, kushte të qëndrueshme atmosferike, ja si do të jetë moti sot

Para

Sot një tjetër seancë/ Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Para
Sot një tjetër seancë/ Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot një tjetër seancë/ Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.