12:16 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DINAMIKA/ Kush qëlloi i pari, zbulohet si ndodhi përplasja me armë në Velipojë, i vranë të vëllanë, Xhovani Gocaj iu përgjigj Ferracakëve (Ku i morën plumbat viktimat)

11:48 | 29/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta në Velipojë, prokuroria nuk e gjen dot kush qëlloi i pari, sa gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

Fax News mëson detaje të reja nga masakra e ndodhur në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, si pasojë e përplasjes mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

Burime bëjnë me dije se pas konfliktit me fjalë, Ferracakët kanë qëlluar fillimisht Edmond Gocajn, i cili ka marrë një plumb në kokë, ndërkohë që është përgjigjur me armë vëllai i tij Xhovani, që po ashtu mbeti viktimë i përplasjes me armë.

Burimet thotë se Xhovani Gocaj ka marrë plumb në gjoks dhe në kraharor, ndërkohë që 3 plumba në kraharor i ka marrë edhe Kujtim Ferracaku. Sa i takon të riut Musaen Zeneli, i cili ishte dhe viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, ai ka marrë një plumb në krahahor. Edhe pse i papërpfshirë në konflikt, plumbat e Ferracakëve nuk e kanë kursyer as atë në ditën e parë të punës.

Më herët Faxweb.al raportoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të plasura, si dhe 5 gëzhoja të paplasura, apo të dëmtuara.

Zyrtarisht Policia dhe Prokuroria ende nuk e kanë përcaktuar se kush ka qëlluar i pari në ngjarjen e rëndë, kjo për shkak të mungesës së pamjeve filmike që nuk kapnin të gjithë skenën e krimit, errësirës dhe mungesës së kamerave në rrugica.

Ndërkohë për ngjarjen me 4 viktima janë arrestuar 2 personat që mbetën të plagosur dhe 3 djemtë e Hasan Ferracakut.

Si pasojë e të shtënave që nisën nga një konflikt për shezllonet mbetën të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, Musaen Zeneli dhe shtetasi Kujtim Ferracaku.

Vëllezërit Gocaj dhe Ferracaku ishin pronarë të dy hoteleve në Velipojë, dhe konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak të ndarjes së vijës bregdetare, dhe vonesave që kishte shkaktuar e-albania.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Minishengeni Ballkanik / Rama-Vuçiç-Zaev takim online, ja çfarë u diskutua mes tyre

Para

EURO 2020, luhen sot dy takimet e fundit të 1/8-ave, të gjithë sytë nga supersfida Angli-Gjermani!

Para
EURO 2020, luhen sot dy takimet e fundit të 1/8-ave, të gjithë sytë nga supersfida Angli-Gjermani!

EURO 2020, luhen sot dy takimet e fundit të 1/8-ave, të gjithë sytë nga supersfida Angli-Gjermani!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.