21:53 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dinamo Zagrebit-Skënderbeu/Skandali i komentatorit kroat, i etiketoi shqiptarët si “shitës akulloresh”

23:00 | 18/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dinamo Zagrebit-Skënderbeu/Skandali i komentatorit kroat, i etiketoi shqiptarët si “shitës akulloresh”

 

Ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, ndeshje e luajtur në Kroaci mund të quhet një skandal. Një nga komentatorët sportivë në televizionin kombëtar kroat HRT, Stjepan Balog, ka lëshuar fraza aspak të këndshme në adresë të shqiptarëve, duke u bërë objekt kritikash edhe në mediat e vendit të tij.

Gjatë takimit të mbrëmshëm, duke dashur të theksojë idenë se të gjithë luajnë futboll dhe nuk është çudi që Skënderbeu të paraqitej si i barabartë përballë Dinamos, Balog ka lëshuar një frazë të pakëndshme, shkruan Panorama Sport.

“Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, ishte fraza e tij në transmetim direkt. Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ndërsa faqja e internetit “tportal.hr” i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre fjalëve, duke e cilësuar shovinizëm të mirëfilltë.

“Ky është thjesht shovinizëm dhe përsëritje e stereotipit rreth një kombi. Për më tepër, ai i përfshin të gjithë në komentin e tij me fjalën ‘njihnim’. Kush janë këta që i njohin shqiptarët si të tillë? Ai do të përfshijë edhe shikuesit, ku jo vetëm nuk ka shumë persona që thonë gjëra të tilla, por ka edhe shumë shqiptarë.

Do të ishte interesante të mësonim se si Balog dhe kolegët e tij do të reagonin nëse një komentator sportiv i BBC do të deklaronte ‘ka kaluar koha kur kroatët i cilësonim vetëm si kamerierë që na sillnin pijet freskuese në bregdetin e Adriatikut dhe pastruesen që fshinte plehrat në dhomat tona’. Do të fyheshin dhe me të drejtë!”, shkruhej në këtë portal rreth komenteve të Balog

(B.H/Shuplaka)

 

Pas

Adoleshentët britanikë “harbohen” pas mbarimit të provimeve, skena të nxehta në rrugë (FOTOT)

Para

Masakra në Barcelonë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin e dyshuar

Para
Masakra në Barcelonë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin e dyshuar

Masakra në Barcelonë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin e dyshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.