Elson Jaçaj Kryetari i Shoqatës së Infermierëve ka folur për Fax News në lidhje me 4 mijë infermierë të cilët preken nga rikualifikimi i diplomave në vitet 2002-2006.
Jaçaj tha se infermierët janë me sistemin e vjetër, atë të ‘Gjenovës’ dhe nuk duhet që të detyrohen të kryejnë një master.
“Inferimerëve po u ulet paga, duke ulur vlerën e statusit të tij. Inferimerëve do t’u mbahen 50 mijë lekët të vjetra, në këtë mënyrë ne do ti drejtohemi gjykatës”, ka thënë ai.
Kreu i shoqatës shtoi se infermierët kanë frikë të flasin, pasi u kërcënohet vendi i punës.
“Të gjithë kanë treguar interes për këtë problem, por nuk dalin hapur, për shkak të presionit që ushtrohet mbi vendin e punës.
Shqipëria është i vetmi vend i cili nuk e vlerëson figurën e inferimierit dhe e gjitha kjo po ndodh, sepse ne qëndrojmë larg politikës”, tha ai.
(E.V/Faxweb.al)