Spartak Topollaj, diplomat i njohur në vendin tonë ka qenë i ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ai u shpreh se çdo përpjekje për ta ndarë historinë e Kosovës nga historia e Shqipërisë është antikombëtare.
Topollaj u shpreh se qeveria aktuale shqiptare ka punuar keq në lidhje me Kosovën dhe gjithçka kulmoi dje, ku nuk pati asnjë festim.
“Çdo përpjekje për ta ndarë historinë e shqiptarëve të Kosovës nga historia e Shqipërisë është antikombëtare dhe absurde. Përpjekjet për Kosovën e pavarur janë bërë nga një njeri i madh si Rugova. Me krijimin e LDK-së u poq mendimi se tashmë nuk kemi se çfarë presim më.
Millosheviç përdori dhunën më të egër për të shtypur lëvizjen në Kosovë. Pati një delegacion të dërguar nga PD dhe Berisha për ti çuar një mesazh Rugogës në vitin 1991.
Presidenti Klinton dhe Bush luajtën rol përcaktues që NATO të bombardonte edhe Beogradin. Ne nuk u gëzuam për bombardimin, po kjo nuk i la më asnjë mundësi Millosheviçit.”, u shpreh Topollaj.
Më tej diplomati u shpreh se Serbia është e detyruar që të shkojë drejt një marrëveshje me Kosovën.
‘’Rama u shpreh gabim në lidhje me demarkacionin, dhe pastaj u detyrua që të shkonte në shtëpinë e Hajradinajt i cili i hapi derën. Kjo qeveri ka punuar shumë dobët për Kosovën.
Shkëmbimet tregtare janë ulur ndjeshëm.Më vjen keq ta them se në kohën e Enverit dhe Titos kishte më shumë aktivitete se tani.
Sa ishte qeveria e Berishës Shqipërinë e njohën 112 shtete, ndërsa me qeverisjen e Ramës dhe Bushatit një numër shumë i vogël. Nuk ka pasur asnjë festim për gjysmën e kombit tone”, u shpreh Topollaj.
(E.K/FAXWEB)