15:13 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Diplomati Zef Mazi shpërthen ndaj gjestit të Borchard: I paparë ndonjëherë, ja kush e ka autoritetin ta largojë

11:40 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin pamjet, ja si Bernd Borchardt ngre gishtin e mesit ndaj protestuesve (E ulët)

Zef Mazi është një diplomatët e njohur të periudhës së tranzicionit. Ai ka qenë për shumë vite Shef i Misionit (ambasador) i Shqipërisë në OSBE dhe në OKB, në Britaninë e Madhe, në Republikën e Irlandës.

Ai ka shërbyer për disa vite në Sekretariatin e OSBE-së dhe për shtatët vitet e fundit ka shërbyer si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Në një intervistë për gazetën Dita, Mazi komenton incidentin e së dielës në mbrëmje me ambasadorin e OSBE në Tiranë.
Ngjarja në dukje banale ka ngjallur shumë debate publike.
‘Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ia në terren deri tani! Kjo është skandaloze’ – thotë Mazi.
‘Më vjen mirë që i referoheni ashtu siç është emërimi i tij: Kryetar i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri. Në një artikull tek ju para dy javësh kam sqaruar se OSBE-ia nuk emëron, pra nuk ka, ambasadorë në asnjë vend.
Ajo nuk ka personalitet juridik, dhe emëron kryetar misioni ose prezence. Ai mund të ishte ambasadori i Gjermanisë nëse, për shembull, Gjermania vendos ta emërojë të tillë diku, por jo i OSBE-së.
Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ja në terren deri tani! Kjo është skandaloze! Ai duhet urgjent të përzihet nga vendi ynë si person ‘non-grata’, ose t’i kërkohet urgjent të japë dorëheqjen vetë, duke i caktuar edhe datën e qartë kufi për ta bërë këtë veprim.
Ndërkohë, të informohet urgjentisht Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së për xhestin e turpshëm të tij dhe për vendimin pa ekuivok, pa asnjë droje, të Shqipërisë për ta larguar nga vendi ynë. Mund të bëhen presione nga ndonjë vend, por aspak nuk duhet qe vendi të përkulet para presioneve.
Kjo është rruga e vetme dhe më e mirë për të demonstruar se na paska mbetur një fije fare e hollë shteti, se ky shtet mbron interesat e qytetareve të tij dhe nuk lejon që të tallet dhe t’i fyeje ata një farë Borchard-i. Çdo vend normal do ta kishte bërë këtë gjë urgjentisht, do ta kishte ‘zhdukur’, si thotë populli, duke theksuar se ky përfaqësues i OSBE-së nuk është aspak i denjë dhe në gjendje, ai nuk mundet të vazhdojë më tej punën e tij në vendin tonë.
Tek ne duket qe nuk ka shtet si duhet, nuk ka shoqëri civile, as media, asgjë të kësaj natyre, që atë njeri ta bëjë zhele dhe njerëzit ta marrin me vezë e me bori derisa të largohet nga vendi, jo siç kemi bërë ne, duke pranuar zgjatjen e mandatit te tij’, është shprehur diplomati i njohur shqiptar, Zef Mazi gjatë intervistës për gazetën Dita.
I pyetur se cili duhet ta kryeje atë punë, që ta përzërë nga vendi Borchard-in Mazi përgjigjet:
“Nuk duhet menduar shumë për këtë gjë, është e thjeshtë, praktikë e njohur ndërkombëtarisht. I ngarkuari me detyrën e ministrit të jashtëm duhet ta thërrasë dhe t’i komunikojë vendimin e Shqipërisë për ta shpallur person “non grata” e për t’i kërkuar të largohet urgjentisht nga vendi, ose për t’i kërkuar dorëheqjen deri në një datë të caktuar (10 ditë kohë), pas të cilës ai shpallet automatikisht person “non grata”.
Ky i ngarkuar me detyrën e ministrit të njoftojë direkt Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së si dhe, përmes ambasadorit në OSBE në Vjenë, t’ia komunikojë këtë vendim urgjentisht dhe me shkrim, përmes një Note Verbale”.

Pas

Përçarja e demokratëve, Lita nxjerr zbuluar Hajdarin: E pranoi vetë dorëheqjen, grupi nuk shkrihet!

Para

“Një mijë euro për operacionin e prostatës e 100 për synetllëk”, dorëhiqet zv.ministri i Shëndetësisë

Para
Zv/ministri i Shëndetësisë kapet “mat”, një mijë euro për operacionin e prostatës e 100 për synetllëk (Video)

"Një mijë euro për operacionin e prostatës e 100 për synetllëk", dorëhiqet zv.ministri i Shëndetësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.