00:03 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për të luftuar korrupsionin: Do t’ju ndihmojmë që të fitoni ndaj Rusisë

10:59 | 20/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për të luftuar korrupsionin: Do t’ju ndihmojmë që të fitoni ndaj Rusisë

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjatë një vizite në Kiev se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për ta luftuar korrupsionin dhe nënvizoi “përkrahjen e palëkundur amerikane” për Kievin kundër luftës agresore të Rusisë.

“Mesazhi ynë, pas vizitave nga administratorja Power dhe sekretari Blinken në javët e fundit, është i thjeshtë: mbështetja e SHBA-së është e palëkundur përballë luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ajo në një intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 18 tetor, duke iu referuar drejtueses së USAID-it, Samantha Power, dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Zeya, nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, theksoi se “ofrimi i mbështetjes që i nevojitet Ukrainës për të fituar është prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara”.

Ajo tha se ndër pikat kryesore që theksoi gjatë takimeve të saj me liderët në Kiev ishte mbështetja e SHBA-së për të ndihmuar “Ukrainën ta fitojë luftën, ta fitojë paqen dhe ta fitojë të ardhmen duke forcuar qëndrueshmërinë e saj demokratike”.

Para vizitës së saj, Departamenti i Shtetit deklaroi se Zeya do të theksonte “vazhdimin e partneritetit për reformat kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit”.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë ukrainas kanë kërkuar ndihmë shtesë ushtarake nga aleatët e Ukrainës dhe gjithashtu leje për t’i përdorur armët perëndimore për t’i sulmuar bazat brenda territorit të Rusisë. Uashingtoni dhe vende të tjera ngurrojnë t’ia japin një leje të tillë Ukrainës, për shkak të frikës së përshkallëzimit të konfliktit.

Derisa e ndihmojnë Ukrainën, partnerët perëndimorë gjithashtu kanë kërkuar nga Kievi të bëjë përparime në luftën kundër korrupsionit të përhapur në vend, për të — siç theksoi Zeya gjatë vizitës — ndihmuar në “sigurimin e një integrimi të plotë të Ukrainës në Evropë”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me krenari përparimet e jashtëzakonshme të Ukrainës në luftën kundër korrupsionit, nga reformimi i mbikëqyrjes së krimeve financiare dhe rritja e numrit të gjyqtarëve kundër korrupsionit, deri te dyfishimi i aktakuzave dhe dënimeve gjatë 16 muajve të fundit”, tha ajo.

Transparency International e renditi Ukrainën në vendin e 104-të nga 180 vende në indeksin e saj më të fundit.

Në raportin e saj për vitin 2023, kjo organizatë theksoi se “në të gjithë rajonin, shumë qeveri kontrollojnë gjyqësorin dhe institucionet e zbatimit të ligjit për të ruajtur pandëshkueshmërinë për korrupsionin brenda rrethit të tyre të privilegjuar”.

“Për vendet në Ballkanin Perëndimor, këto praktika të vazhdueshme pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E njëjta gjë vlen edhe për Moldavinë e Ukrainën, edhe pse këto vende po bëjnë reforma të mëdha në sistemet e tyre të drejtësisë”, tha Transparency International.

Zeya gjithashtu u zotua se Uashingtoni do ta vazhdojë mbështetjen për “miliona ukrainas të zhvendosur, përfshirë ata brenda Ukrainës dhe në rajon”, të cilët janë goditur rëndë nga pushtimi rus. Diplomatja amerikane ka planifikuar të vizitojë Poloninë dhe Britaninë pas Ukrainës./REL

Pas

“Fekale gjithandej”, Liqeni i Ohrit rrezikon ta humbë statusin në UNESCO

Para

Zhupa: Konsultimet publike janë formale, parlamenti nuk merr asgjë parasysh në miratimin e ligjeve

Para
Zhupa: Konsultimet publike janë formale, parlamenti nuk merr asgjë parasysh në miratimin e ligjeve

Zhupa: Konsultimet publike janë formale, parlamenti nuk merr asgjë parasysh në miratimin e ligjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.